Tuesday 19 May 2009



Dashuri,
u thye dhe kjo mbramje.

..ku t'zuni natja e parë;
n'cilin hon t'shembën,
ndjenj' heretike?!



Ec e vete...
hamendja të shpie drejt nates,
dhe e akullta nënqeshje e fatit !


Valigjen ke vatër,
e dheun e huj nën gjurm'.
-E shkel apo të shkel?!
Ka gjera qe kurr s'do ti dim.


..e ka njerz qe do ti njohim mir',
vetem kur t'iu rrapllojm portes
me at trokllimen e ditve t'shtira.


Ka net e net, por...
-O, burr', ka dhe dit' t'mira,
edhe udh' ka !


..e asgje mos paq',
ke qiellin streh për shpirtin !
Vec ec e ec...
Avytu ma afër kohës.




Jom pas betu, para pragut,
e ndjenjës t'shpirtit t'shejt
''t'jem mish e gjak''.


Tani,
e prulun para lotit,
s'muj pa qen' njeri.


Në s'më zuni nama e kujt,
mu beja eme po m'vret,
e urata po m'ringjall'.