Saturday, 21 February 2009




Nje mengjesi te mjegullt me nji re ne sy
do ti bie udhes qe perbirohet zemres se malit;
mbi dushkun e zverdhun do te shkel.
Me nje nishan tek shpirti do ti kerkoi streh endrrave
nen pikat e shiut mos të kalaveshen.


Do ti kerkoj dreret qe pahiri u gjetën ne lendin
e iken si te trembur nga vetja o njerzimi,
Dendesis’ se pyllit pa gjurm, si drenushe te vrapoj
e te mesoj,si iket nga vetvetja e nga vrrulli i ndjejave,si iket.





Curril ndjenjash

O perndesha ime,me zgjo!
Më zgjo e më zano me melodin e kroit të kulluar,
let' bëhem nji me valen
e rudines se pashkelun tej-pertej ti bie,
Vrullin mos ma ndal,deri te oaza jote e fsheht.
aty dua te shpërthej e ti ngris ndjenjes shatërvan.

Tuesday, 17 February 2009







Do të ikja,s'di se ku;
sikur të dija nga syte ngjyr mjalt si të shkeputem,
e shpirtin thonjësh ta kapertheja s'di se si.
Ehuu! Nuk u ktheka me asaj stepës së thate.

Haj të ikim,s'di se kah;
leri vec shpirtat le të miklohen si dy pupla
në puhizen që u zgjua nga ofshama e engjujve
kur pane dy mekatar tek shenjterohen fajshem me pafajsine.

Saturday, 7 February 2009


Humbja e nje nate


Te sontmen falma
se perhumbur jam ne humneren e nji ankthi
e vetem mos u ndje, se sa te dua ti e di.

Sonte edhe buzqeshjen per ty ma vodhen
ashtu sic ma kerryen nji nate foshnjen nga fundbarku,
nese asgje te te fal s'munda, do te mbeshtjelli me dashuri.