Wednesday, 25 February 2009




Ne pritje te stines po thinjemi,
po ky fat i te ndjekurve të ikur
një ditë, do te lundroj detit të hapur;
do t'fryj ndoj stuhi papritur
e t'i perkund velat e barkës.

Edhe ne mos u puthshin brigjet
e as udhet n'mos u lidhshin,
mos mbaj inat me botën,
se nuk ka dashuri t'ndalume
veq takime t'ndaluara ka.
Qielli ende i lire na mbetet;
falja ndjenjën nji rrezeje dielli
dhe percjellma me frymen shpirtit.
Te bregu i detit cdo mengjes
t'i ledhatoj hiret me flladin
e rrezës buzët t'ia fale.

Sunday, 22 February 2009




Shtegtim


Je mengjesi im,
rrezja e pare qe kerkoi me syt e përgjumur
kur te reshurat e dimrit i rëndojn edhe degët e ahut hije rënde,
e me hedh hijen nën qepalla.


E ti, gjithmon atje në breg,
ti...i vetmi orientim shtegut
ndermjet pishave kur ngjitem bjeshkes.


Sa më pëlqen të mashtroj shpirtin se dot' mbrrihemi
e gazin që po e ruaj për të fundmen shpres
ta var atje buzeve të tua që më thrrasin.


Do të takohemi diku,
dhe në qoft i fundit a i pari driterim për shpirtin,
te ti shtegu im le të mbaroj, në krahët e tu.


Oh, krahëve të tu e dermuar të plandosem
sa ta ndjej frymarrjen tende si frymon ne gjoksin tim,
e dritherimen e zemrës së drojtur në përqafimin tënd, sa ta ndjeje.

Saturday, 21 February 2009



Dashuri,
u dashka magjia jote gjoksin t'ma hepoj
qe kraheve të tu grua te ndjehem.
Rilindur nga nje grusht hi,
poleni jot i purpurt t'më rinoj, në syt e tu.
Uff,sa me kish pas zym ky shekull
e kjo jete lodhur sa me kish,
pa ty.



Ehuu!
S'u dashka të jem e re
vec e till të ndjehem u dashka,
pishtarin ndezur ma mbaj
shkëlqim për syt e ndriqim për udhën tek ty;
o dritërimi i humnerave të shpirtit tim,
qe kurr më pare anekend s'u rash
te shoh praneveren si praneveron aty.




Nje mengjesi te mjegullt me nji re ne sy
do ti bie udhes qe perbirohet zemres se malit;
mbi dushkun e zverdhun do te shkel.
Me nje nishan tek shpirti do ti kerkoi streh endrrave
nen pikat e shiut mos të kalaveshen.


Do ti kerkoj dreret qe pahiri u gjetën ne lendin
e iken si te trembur nga vetja o njerzimi,
Dendesis’ se pyllit pa gjurm, si drenushe te vrapoj
e te mesoj,si iket nga vetvetja e nga vrrulli i ndjejave,si iket.





Curril ndjenjash

O perndesha ime,me zgjo!
Më zgjo e më zano me melodin e kroit të kulluar,
let' bëhem nji me valen
e rudines se pashkelun tej-pertej ti bie,
Vrullin mos ma ndal,deri te oaza jote e fsheht.
aty dua te shpërthej e ti ngris ndjenjes shatërvan.