Sunday, 1 March 2009

Sonte eja...eja ti prekim ëndrrat 
në cepin e henes së re
e ti lozim duart nëpër rreze, 
derisa shpirtërohen
e arta me të purpurtën,
se kurr me e ndritshme nuk qe hana
as marsi më i afërt kurre nuk ndje.

Eja të arrijm shpresën 
në lartësit e pamundsis,
se sonte, 
nën ndikimin e marsit
gjithcka është e mundur,
qenkan zgju perendit
e po gjuhen me shkëndija yjesh
eja edhe ne te lozim 
lojën e dashuris.

se sonte qenkan zgju edhe perendit
e po shkembejn shkendija yjesh,
eja t'i arrijm lartesit e pamundsis,
se nen ndikimin e marsit
asgjë s'eshte e pamundur.

Qenkan zgju perendit
e po gjuhen me shkendija yjesh.
Nen ndikimin e marsit 
gjithcka qenka e mundur,
 mbrrijm shpre

Saturday, 28 February 2009

Sonte eja...eja ti mbrrijm ëndrrat 
në cepin e henes së re
e ti lozim duart nëpër rreze, 
derisa shpirtërohen
e arta me të purpurtën,
se kurr me e ndritshme nuk qe hana
as marsi më i afërt kurre nuk ndje.

Eja të arrijm shpresën 
në lartësit e pamundsis,
se sonte, 
nën ndikimin e marsit
gjithcka është e mundur,
qenkan zgju edhe perendit
e po gjuhen me shkëndija yjesh
eja edhe ne te lozim 
lojën e dashuris.

Wednesday, 25 February 2009




Ne pritje te stines po thinjemi,
po ky fat i te ndjekurve të ikur
një ditë, do te lundroj detit të hapur;
do t'fryj ndoj stuhi papritur
e t'i perkund velat e barkës.

Edhe ne mos u puthshin brigjet
e as udhet n'mos u lidhshin,
mos mbaj inat me botën,
se nuk ka dashuri t'ndalume
veq takime t'ndaluara ka.
Qielli ende i lire na mbetet;
falja ndjenjën nji rrezeje dielli
dhe percjellma me frymen shpirtit.
Te bregu i detit cdo mengjes
t'i ledhatoj hiret me flladin
e rrezës buzët t'ia fale.

Sunday, 22 February 2009




Shtegtim


Je mengjesi im,
rrezja e pare qe kerkoi me syt e përgjumur
kur te reshurat e dimrit i rëndojn edhe degët e ahut hije rënde,
e me hedh hijen nën qepalla.


E ti, gjithmon atje në breg,
ti...i vetmi orientim shtegut
ndermjet pishave kur ngjitem bjeshkes.


Sa më pëlqen të mashtroj shpirtin se dot' mbrrihemi
e gazin që po e ruaj për të fundmen shpres
ta var atje buzeve të tua që më thrrasin.


Do të takohemi diku,
dhe në qoft i fundit a i pari driterim për shpirtin,
te ti shtegu im le të mbaroj, në krahët e tu.


Oh, krahëve të tu e dermuar të plandosem
sa ta ndjej frymarrjen tende si frymon ne gjoksin tim,
e dritherimen e zemrës së drojtur në përqafimin tënd, sa ta ndjeje.

Saturday, 21 February 2009



Dashuri,
u dashka magjia jote gjoksin t'ma hepoj
qe kraheve të tu grua te ndjehem.
Rilindur nga nje grusht hi,
poleni jot i purpurt t'më rinoj, në syt e tu.
Uff,sa me kish pas zym ky shekull
e kjo jete lodhur sa me kish,
pa ty.



Ehuu!
S'u dashka të jem e re
vec e till të ndjehem u dashka,
pishtarin ndezur ma mbaj
shkëlqim për syt e ndriqim për udhën tek ty;
o dritërimi i humnerave të shpirtit tim,
qe kurr më pare anekend s'u rash
te shoh praneveren si praneveron aty.