
Sunday, 8 March 2009

Friday, 6 March 2009
Nje meso burr ne stacion
me mallin e ngjeshur fort
ne valigjezen e stërmbushur
perthekon aktin e pare
te nji drame të pa emer.
Askush nuk do te dij
c'fshehin syt blu ne qiellin e tyre,
kur syt e saj do te kerkojn vehten e vet
ne thellsin e tyre, a do te gjejn hapsir!.
Nje meso burr do te shtrengoj valigjen fort,
po shiqimin ku do fsheh,
mbas ciles pasqyr!


-O engjull!
Ku ishin hyjnit,
kur te thyen ende pa marr krah?
Kur thermoheshe grima,grima
ku ishin dhe gjithë të tjerët!
Kush nga te gjithe
nuk u ndje kurr fajtor
per pronen qe ish e tija.
-Suvenir në dore të vrazhdet,
ngjallu të ikesh qiellit
o engjull i kristalt.
***
-Ja,ja drita po driteron prapa bjeshke,
magjishem po te hurp mbi galaksi!
..flatro,flatro se mrekullia
qenka e fshehur ne misteriet e tij.

Edhe nën fluskat e bores
do te vazhdojn të shkrihen fjollat buzeve te vala,
e faqesh rrëket kur perzihen me lotin;
gazi i te sotmes le ti mbuloj.
Se neser, kush e di ku do jemi
as pranveren s'do ta ndiejm se ka ardhe.
Sot ti pranvere me ofron edhe kur ferfellaza ferfellon,
Neper rreke akujsh katrrithemi nen streh
qe kujt udhe mos ti zeme.
E kur te nxen dielli i pare
shpresat e akullta le te shkrihen
let' piklojn strehet vetem faqeve tona.