Wednesday, 25 March 2009



Rrugicave te ketij qyteti
kur behem nji me terrin,
iku ftyrash qe kurr si njoha
e sysh qe kurr nuk gjeten thellsi
ku te mbeshtesin veshtrimin e tyre,
une, dritesyrin tend kerkoi.


Jam kjo ,
po ajo qe isha; rrugaqja jote
ne kerkim urash e tunelesh
qe me shpien kah drita jote.



!!!


Fllad i ftoht me mjegullis puhamen.
Ma ngriu vargun;
si rreke akujsh nën streh
u këput në heshtje.


-Si u bë keshtu?
Ne që edhe ishuj akujsh shkrim!


Tuesday, 24 March 2009




Vershim


-S'paska faj natyra!
-Po ne,
a patëm faj ?

O, si ta bëj shpirtin streh
nën rrebeshin e shiut qe po te shemb;
perpihemi në heshtje si dy cunga.

Bartemi në vorbull stuhish,
e unë druaj ti ende nuk e di
në cilin stom do të mbahesh.

Të shohe, të qaj,
e veq të permbytem
bashk me ty mundem.

Po të leshoi i dashur.
Ne cepet e ketij trekëndshi
dikush duhet te vrahet.

Ti gjeje udhe për shpirtin,
caj rrebeshin gjoksit
e versho si ujvara;

rrembyeshem leshohu liqenit
e pusho ne shtratin tend hyjnor.
Po qesh une udha jote,
eja...!



Mos...


Tani,
mu thy edhe penda,
e si memec me gishta
i flas shpirtit,
o, ti nuk ke faj.

..lotin ia pina
e ne heshtje i thërras: -Mos!
-Mos qaj o shpirt i verbër,
ai të do !

Monday, 23 March 2009


Jeta...

..ishte betej e gjate.
Me shpresen arme t'vetme ngjeshur brezit
plagohesha durimi cdo dite e nga pak;
cdo mengjesi gdhija nje luftetare
e mbremjeve e vdisja
nga nji dell qendrese te saj.

Ti vjen e mi shtrengon duart
e me ngrit brigje fjalesh
qe te ngjitem neper to,
tani jam lodhur se kerkuari
bregun qe kurr se pam,
e nese e vdes edhe shpresen e fundit
dije se betejat e mia ma vran.