Monday, 6 April 2009



Disa nga ëndrrat ndodh te mbesin vetem endrra
dhe ne,po ata,te njetit mund të mbesim;
dy adoleshent ne labirinthe jete,
ne kerkim te nji bote te tret,
as enderr, as zhgenderr.



Brenda k'tij kopshti hyjnor si të vetmit endrrimtar,
edhe te paret a te fundit shtegetare ne mbetshim;
dhe ne qoft kështu e than',
mos na ler te vdesim deri ate dite.

Wednesday, 1 April 2009






Driterim i mistershem ështe !
Më shpie dimensionesh te panjohura,
dhe mes kurreshtje-frikes
me ben ta ndjek,
e me nget deshiren
ta shoh, ta ndjej, ta prek.

E magjishmja dritherime
mbi fershferim gjethesh
si fllad hyjnie
lehtas bjen nga qielli
e perndizet veshtrimit,
si dielli i mbremjeve te veres
kur perflaket perendimit,
lirshem më ndjek e ndjek...

Tuesday, 31 March 2009



Po te isha stine
do ti veshja kodrinat tulipane
andej kah kullon veshtrimi yt deshperim,

a po te isha zan' e ta ktheja mallin ne flutur,
e lule me lule të flatroja nga nji buzqeshje per ty,
andej kah lindin mengjeset boj alli;

veq grua e dashuruar jam e mbetem,
perpushem,para vegimit tend perendoi
se prituri te zgjojm diellin e fjetur .

Sunday, 29 March 2009




Ti mbremjeve te ftohta dimrore
pergjumjeve te mia u therret:
''shih si po tretet rehati e bardhe mbi bjeshke
e si celin mengjese te pranverta''.
O,unë e shoh dhe e ndjej', e si drenusha
pritjen nëpër endrra dremis.