Monday, 4 May 2009



Shpirtit


Ku vete o i mjerë
o djallbardhë i mirë, ku vete.
Në dehje pritjen vret,
po malli, malli mbetet k'tu
..krahëhapur !

Sunday, 3 May 2009

Rrëz kufirit të durimit



Ndoj ditë,
kët' mori ndjenjash t'përthuruna,
vec heshtja mund t'ma vret.


Dikur,
dot' kemi heshtur mjaftueshëm,
unë dhe fjala.


(..le të dhemb,
derisa t'shpërthej
si llava e ndrydhun nën rrasë).


Diku,
gjitheckajen e zen e vona,
e ma s'do kete kuptim
as kjo heshtje e gjatë.




Lodh't...
lodh't i hec rruget e botes
me nji barr t'lindune
mbi kurriz.


Në shpirtin vigan
edhe nji streh
per dhimbjet e botes,
që veq mbledh e s'len.

..........................


''..edhe kjo ndjenje kryenece,
që zuri nji qerdhe të ngroht...''


Saturday, 2 May 2009



Ku ta gjej kulmin e shpresës
që pritjen time t'ia var mbi maj,
kesaj stine që vrullshëm shpërthen sythet
nën syrin e qiellit.


Në kët' botë t'përcudme digitale,
përthuren udhët labirinth,
gjurmët edhe njerzit përthuren.


Po unë e mas vaktin me orën e lasht
e pas burimdritës hapat i ngas.
I vetmi shteg,
që s'ma rren kohën as kahjen.

Wednesday, 29 April 2009




Të cuditshme ëndrrat !
Vizione të shkurta, ku gjejn streh
të gjitha mrekullit e mëdha.


Agoni që ringjallen
nëpër shkëndija shprese
në bebzat e tua të mëngjesta.


Cuditshem dhe trendafilat e fishkur,
papritmas drejtojn gonxhet kah lindja;
ngjajshëm me buzqeshjen e befasishme në buzë.


Enigmatike
edhe kjo ndjenjë cmendurake !
Më ndjell përgjumjen
si foshnjën e embla ninull !