Tuesday, 5 May 2009



Eshtë një pend
e ngjyer në bloz të fatit,
dhe nji poezi,
që prehet në mu netëve t'zgjume.

Sa kollaj mashtrohet vetmia
endrra-mengjesesh t'përgjumura,
duke pritë në verand të pritjes nji shend'
që pas reve shtëllungtymta më fshihet.

-Ja ku jam!
Me nji varg si hajmali,
hapoj pafundsin e këtij horizonti
dhe i thermoi ditët e pritjes
përjetshëm !

Monday, 4 May 2009



Shpirtit


Ku vete o i mjerë
o djallbardhë i mirë, ku vete.
Në dehje pritjen vret,
po malli, malli mbetet k'tu
..krahëhapur !

Sunday, 3 May 2009

Rrëz kufirit të durimit



Ndoj ditë,
kët' mori ndjenjash t'përthuruna,
vec heshtja mund t'ma vret.


Dikur,
dot' kemi heshtur mjaftueshëm,
unë dhe fjala.


(..le të dhemb,
derisa t'shpërthej
si llava e ndrydhun nën rrasë).


Diku,
gjitheckajen e zen e vona,
e ma s'do kete kuptim
as kjo heshtje e gjatë.




Lodh't...
lodh't i hec rruget e botes
me nji barr t'lindune
mbi kurriz.


Në shpirtin vigan
edhe nji streh
per dhimbjet e botes,
që veq mbledh e s'len.

..........................


''..edhe kjo ndjenje kryenece,
që zuri nji qerdhe të ngroht...''


Saturday, 2 May 2009



Ku ta gjej kulmin e shpresës
që pritjen time t'ia var mbi maj,
kesaj stine që vrullshëm shpërthen sythet
nën syrin e qiellit.


Në kët' botë t'përcudme digitale,
përthuren udhët labirinth,
gjurmët edhe njerzit përthuren.


Po unë e mas vaktin me orën e lasht
e pas burimdritës hapat i ngas.
I vetmi shteg,
që s'ma rren kohën as kahjen.