Tuesday, 14 July 2009

Oaza

























Buzëfresk.Më braktise.
Rreshkem në shtratin e detit të vdekurë
e dielli përcëllon, qysh se kur.
Qysh se ike,
oaza-shkretëtirë.
Valë nxehtësie rrin pezullë mbi ajër,
si liqe i vagëlluar.

Bregëvështrimit tim, mbete hije,
e se di më, në vjen a shkon.
E dehur nga vapa e verës,
më nuk e di në ishe vegim
a ëndërr, që do t'më vriste nji zgjimi.
Por, rëra që mbuloi këtej,
dëshmon se kishte nji detë,
dhe kto breg'za, horizontit,
valza t'mbetura pas nji stuhie...

Kush e valviti rërë-oazën ?
Këtej vallzonin engjujt dikur,
dhe i pahitinin krahët si pulëbardha.
Valët lazdruese,
lindnin poezi poetësh,
dhe ngjiteshin shkëmbinjëve,
vrapthi mbi lartësit e detit.
E ne, që i trazonim bashkë?
C'na katandisi kështu ?
Kush nga të gjithë ata,
që më s'paku pat' të drejtë...

O,thatësi e heshtur !
Tek kërcëllon,
pëlsasin rrudha të reja nëpër ty.
Erërat humbën udhën.
Bartën kopen e reve mbi dhena tjera.
Diku, mugëllojn lëndina të reja,
e dikush tjetër kullot nëpër to.

Thursday, 9 July 2009

Nën thundrat e nji nate



















U hap burgë i errët.
E sontmja, i liroi kuajt e bardhë.
T'prangosurit e qelis korbe
u shkapërderdhën rudinës.

Unë nuk bëzaj.
Kërkoi nji shkëndij
nji të vetme
të ndrit mbi terrin,
e qielli pafajshëm vetëtin.
Ndriqim mbi natë;
sy në sy shpalohen,
e buzë mbi buzë.

Trupa që bien mbi një re-hije.
Mbyllë syt me duarë - shoh.
Mbaj veshët,
po mali s'qenka i shurdhër
e as fusha e verbër.

Vec nata e thatë
pa nji pik shi,
shkrumbon mbi buzë,
e ti nuk më sheh.
Eshtë mesnatë,
harrohem ngadalt në dihamen tënde,
zanohesh në nji shkëndij të gjallë.

Unë fantazmë që lodroi territ
përtej dritës, e vdekur.

Murmurimë !
Harbohen kuajt e bardhë
lëvrojn dheun me patkonjë.
Ka lule që u thyen padashje
-dhëmbin kërcejt.

Nënsqetulla degësh t'cara;
këputen degëza të brishta
dhe bien
si klithje të ftohta.

Hingëllima kuajsh të bardhë,
trandën qiellin.
Se deshtën dhimbjen,
dritën deshtën,
shiun
mbi shkrumbin lëkurhollë
buzësh...

Por nata, prap s'ka faj,
as fajtor s'ka,
mëngjesi po fle i lodhur,
në shtratin e butë
mshefun prapa globit.

Endërron?

S'do të piqemi në ag,
jo sot,
tani kuajt e bardhë
qenkan të lodhur.



Wednesday, 8 July 2009

Asgjë e re, te vjetrat ende gjallojn.
Ne kalendar thyhen datat,
e si ne copza kujtimesh
thyhem edhe une, në treshe.

Kotem para nji seriali të përmbrëmshëm.
Më kfjell zëmria prapa gjamit,
që krijon gjëra të cmendura
e pretendon të pranohet si bashkohës;
vrojton nji skulptur të ftoht gruaje
dhe tenton ti jap form, stilit të ''pagdhendurë''
me bisturin e tij.

Mbylli dritaren dhe përtrijë heshtjen,
ndjehem aq mirë në levozhgën e saj,
pas nji zhaurime erërash të stuhishme.
Asgjë e re. E njejta piktur dhe në mur;
ca gjuetarë në ndjekje thëllënzash
dhe endacakja e njet,
që ende shtrengon
nji foshnje të brisht gjoksit,
dhe mëkon shpirtin e saj.

Monday, 6 July 2009



Jo nuk qe thirrje.
Qe këlthitja e nji pulbardhe,
as kang as vajë,
që kujtimet mi shpupurisi.

E ku ta di në isha ëndërr
apo ëndërra ishte,kjo fërfërim dahu
që etshëm më puthi.

Erdhë,
morri zjarrë e iku,
e digjën e mallit në duar ma la.

Saturday, 4 July 2009

Shkëputje

|























Sa më paska munguar
përkdhelje mëngjesi.
Epem në krahët e flladit
dhe puthë brymnajen në syt e uritur.

Këlthasin brinjët në shtrëngim ndjenjash,
përpihemi të përzier me lotët.
Kam frikë të prek dritën
më tepër se c'më takon.

Luaj me rrezen nëpër duar
dhe ringjallem në drithërimen tënde.
Shtrëngohemi,
thu se asht prekja e parë.

Humbas në syt e tu,
por se, aty brenda,
më vdes dicka e imja,
veshtrimit tënd të pa shpres't.

-O, mrekulli e shkurtë,
merrmë për dore, me veten!
Katrrithem ngashërimit tënd
tek më shkëpusin dritërimit.

..e sikur të ishte prekja e fundit!
Duarve mbetur në ajri,
bie nji rig e imt'.