Thursday, 1 January 2009

E sontmja e fundit


Nën qiellin e hapur mbi Oslo
se di kush plasi sonte më klithshëm,
marazi a fishekzjarret ?!

Tek ngarend te mbledh thërmijat
akrepat e katredales se di për kënd u puqen
a për kë therrmoi dicka
në mbrendi të honit,

..eh,
e sontmja,
kujt borxh si pat!





Thursday, 20 November 2008

Thursday, 11 September 2008



Kah mbijn dashurit?
.
.
Do ti kërkoj burimet
që mbijn nga zemra e dheut,
veq sa të zbuloj enigmën;
si burojn dashurit
Eja
.
.
Me ves trëndafilash
do ti vesoj buzët
që mos të eten
së peshpërituri emrin tënd
.
Pastaj do të lahem në rreze dielli
e të rrezoj mbi rrugën tënde.
.
Ti eja....hec pas dritës
dhe mi hiq drithërimat
që më ndalin vrapin
tek shpejtoj kah ti.