Monday, 5 January 2009

Moj e bardha...

Aty, buz bregut të shpresës
u nanuris valëz-qeta,
e me ktheu ne të njejtin stam,
andej tek vrapoja buz liqejve
në ndjekje të pulbardhës.

Mu aty ku puhiz-lehta
m'rrembeu shamin
dhe e valviste mu si pendlën
ne puham te flautes,

aty,saher kthyer jam,
andej...,
vetëm pulbardha si një malle
flatron qeiellit të allt',
as nuk bjen, as nuk shtegton,
o tek lind,
a tek perendon
rrezearta.

Thursday, 1 January 2009

E sontmja e fundit


Nën qiellin e hapur mbi Oslo
se di kush plasi sonte më klithshëm,
marazi a fishekzjarret ?!

Tek ngarend te mbledh thërmijat
akrepat e katredales se di për kënd u puqen
a për kë therrmoi dicka
në mbrendi të honit,

..eh,
e sontmja,
kujt borxh si pat!





Thursday, 20 November 2008

Thursday, 11 September 2008



Kah mbijn dashurit?
.
.
Do ti kërkoj burimet
që mbijn nga zemra e dheut,
veq sa të zbuloj enigmën;
si burojn dashurit