Sunday, 11 January 2009




Si flladi

Më lejo
të thith bulzën e veses
pikuar buzës tënde,
por mos më shuaj etin,dua
të digjem edhe më
në afshin tend plot zjarre,
kam frik pastaj më ik
si flladi ....

Saturday, 10 January 2009







Fundja e fundit,
merrmi endrrat e mi perrallis
kopshtijeve ku dëshirat lodronin dikur,

e kurre mos më thuaj
se jemi ata qe ishim,
paska dal hullie gurra.

Friday, 9 January 2009





Shpirti lozonjar

U pashiten lazdrit e qengjit njomzak
e endrrat u fjeten mrizeve,
..nuk gjeten hapsir,
vrulli qe po na nxiste
nuk qenka për të brishtit.

Ooh,melodia që fershellente gjethesh
ishte vetëm shpirtërimi
që na ndjellte si magji.

Wednesday, 7 January 2009





Ag janari

Perkdheli drite derdhen buzësh
e rreshqasin gushes...gushes
mbyten në gji nën plafin e mendafshet,

muret e zbraztesis po ngushtohen
e vetmia i pervidhet agut
e struket gjirit tend shkum-re.

Për të fundit her'
lërmi ëndrrat ti dremis gjoksit tend,
e me pas,mos me pyet ku do vej,
mvaret prej stuhish kah do të më shpien.
__________________

Tuesday, 6 January 2009


***


Binaret e regjun të kesaj epoke
pak mundsi na lan,
i vrojtoj stacionet tek ndrrohen
e ma ikun fillimin,
e me s'mbaj mend
vajtjet ku u perthurën
qe ngelën ketu në mes.

Mes lindjes e perendimit
..gjithcka po hec,
vetëm horizonti po ngec.

Më tradhtuen edhe hyjnit
kur ma tejkaluan vendendalimin e fundit.
Atje ku tash asht lindje
mund te quhej edhe perendim
..perendim a rilindje,
kush e di !