Saturday, 7 February 2009


Humbja e nje nate


Te sontmen falma
se perhumbur jam ne humneren e nji ankthi
e vetem mos u ndje, se sa te dua ti e di.

Sonte edhe buzqeshjen per ty ma vodhen
ashtu sic ma kerryen nji nate foshnjen nga fundbarku,
nese asgje te te fal s'munda, do te mbeshtjelli me dashuri.


Thursday, 5 February 2009



Ne syt e tu dua te vdes

Mos shih mbrapa i dashur, më shih në sy
agoni e ëmbël, ëmbel let' na hurp sot
që t'na perpij nesër më tepër.
Në bebzat e tua le të humbas, në blun e qiellt;
aty ku do te vdesim nji dite, une dhe lumturia.

Dhe kur të ikesh
te bukur më merr me vete
bashk me shpirtin e harlisur
e me mbaj mend keshtu.
Jo, jo, koken mos e kthe prapa
se do jet venitur hiri që më dhe.

Sunday, 25 January 2009








Luaj luaj...
Më luaj mbi pellemben e dores
e me perpelit si puplen mbi afshin tend.

Oh, me marrt puhiza!
..se une as te iku, as te bie.


Saturday, 17 January 2009




Vetëm egzisto...mjafton


Do ta kepus kerthizen
që më lidh me cmendurin,
e të shqyej kemishëzen
qe me mbeshtjell,

të shperthej nga gjoksi
e si pulebardha, anës se detit
ti kerkoj streh vetmis.

Symbyllazi do luaj
skutave shkembore
me flladin qe dallget i harbon,

..pertej bregut dot' kerkoj neper guaca
margaritaret e fshehur ti lidh ne gjerdan
gjoksit tim, kur te vije nata.

...e ti flen.
Dritares tënde të mbyllur,pervidhet rrezehana;
e kur te bie mbi ty,mos ke frik, mos ik në të zgjon,
se vec me rrezedoren luan.


Friday, 16 January 2009



***


Her-her më terbohet djalli i fjetur
ta thej murin e heshtjes mes nesh
edhe kufijt e dëshirave te ngujuara ti thej,
e ti këpus vargojt e të qenit vetvetja.