Thursday, 19 March 2009




EKLIPS

U lodhe jetësh t'rreme e mashtrimesh te pluhurta,
udheve ne kerkim të vehtes,
humbe gjurmët ikjesh.


Me rrapllimen e portës që e mbylle
na e perplase heshtjen n'vend te fjales.
Na denove xhan, që ta kuptojme sa të shurdhër ishim
që s'ta ndjem te fundmën thirrje.


Andej ku tretej veshtrimi yt i shtanguar ne eklips, ti
haproje horizontit pertej perendimit,
askush nuk të pa ne cilen kthes shmangove drejt udhës së verber.
Oh, sikur ta dija...,
si fener endacakesh kurr s'do të shkeputesha nga dora jote!

Mesnat'...
Buz greminës ku i rrokullisje
perlat e fundit nga pekputuri,
vec klithmen e fundit na e le peng
mbi kandila !

Wednesday, 18 March 2009


Eja ti pashtim varrët
nën ujevaren e perendive
lidhur qafe-qafe si dy femij,
se po dhemb gjem' e mbytun
që po kumbon nga honi i zymt.


Eja të mbahemi të fort,
të vuajm si të mirët,
e mos ti pendohemi deshprimit.
-E paqt' rrëke e kroit
që po shembet mbi ne!