Tuesday, 31 March 2009



Po te isha stine
do ti veshja kodrinat tulipane
andej kah kullon veshtrimi yt deshperim,

a po te isha zan' e ta ktheja mallin ne flutur,
e lule me lule të flatroja nga nji buzqeshje per ty,
andej kah lindin mengjeset boj alli;

veq grua e dashuruar jam e mbetem,
perpushem,para vegimit tend perendoi
se prituri te zgjojm diellin e fjetur .

Sunday, 29 March 2009




Ti mbremjeve te ftohta dimrore
pergjumjeve te mia u therret:
''shih si po tretet rehati e bardhe mbi bjeshke
e si celin mengjese te pranverta''.
O,unë e shoh dhe e ndjej', e si drenusha
pritjen nëpër endrra dremis.

Thursday, 26 March 2009


Ndjese...


Fllad i trisht mbi pejsazhin ne kalendar
dhe dite të kryqezauara me pend të kuqe,
ndoshta paten kuptim, veq arsye s'paten.


-O dite te marra, o njerz të mire
une marrezisht dashuroi,
vershoi e shemb si vala !


Po c'kuptim ka tani
se me dashuri lendoi ?!

Wednesday, 25 March 2009



Rrugicave te ketij qyteti
kur behem nji me terrin,
iku ftyrash qe kurr si njoha
e sysh qe kurr nuk gjeten thellsi
ku te mbeshtesin veshtrimin e tyre,
une, dritesyrin tend kerkoi.


Jam kjo ,
po ajo qe isha; rrugaqja jote
ne kerkim urash e tunelesh
qe me shpien kah drita jote.



!!!


Fllad i ftoht me mjegullis puhamen.
Ma ngriu vargun;
si rreke akujsh nën streh
u këput në heshtje.


-Si u bë keshtu?
Ne që edhe ishuj akujsh shkrim!