Tuesday, 28 April 2009



Po shuhet nji yll nate.
Koha-kohës më i largët
e më i përqart, udhërrëfyesi im.

Dhe jo rrall
lidh' vargoj të këputur bisedash
të harrnoi edhe nji tregim t'leckosun;
nji si atë të djeshmin që më ngjan
në t'harrumin ag nën qerpik.

Shpesh e më shpesh
grindemi me hijen që s'më shqitet.
Edhe ajo po matet mem' përqesh.


Saturday, 25 April 2009




I vdiq ora kohes,
sikur hapave qe ndiheshin te pragu
e rrapllimave që gëzueshëm shkundnin porten,
dikur.

..........................................................

..vështrohemi vështrimdehur
dhe shmangemi vetëtimshëm;
s'mishërohemi e as njihemi më.

Do ta theja grushta këtë pasqyr,
sikur ta dija se dot' spirroheshe
si pëlcitje xhamash.

Friday, 24 April 2009

Wednesday, 22 April 2009




***

Nën at' pirg ndjenjash,
flen nji nate e gjate skëterre,
e mbi te, një murriz damarve degëzon.

-Sa eger po gervishin gjembat!

Kujtimi, plagë e gjëmë,
dritheron freskun e muzgut nëpër trup,
kur nga honi shkulet fjala.

Thellë rrënjë leshue ka trishtimi !

U deshka kohë e udhe
të piqemi unë dhe harrimi.

Sunday, 19 April 2009



Eja o ndjenje, ta shetisim vetmin
bukurive të egra mbi fiorde,
ta hecim bjeshkeve
që krenohen si piramida gjigante.

Tek këpus fije lule-egrash
gjishkëmbinjëve të thepisur, ti eja.
Eja, eja ta mbrrijm majkulmin e shpreses
atje ku i kemi ven themel
tempullit të ëndërrt, mbi nje re.

Ja, kaq egert dua!
Dhe po aq butësisht e ndjej
kengën e pulbardhave
që përkunden krahëhapur
paralel me diellin mbi det.

Nisu,
të të ndjek si Gërshetëza,
e detit vale mbi valë
stuhi dallgesh let' na bartin,
andej prej nga fryn juga e bardhe.

-Eja o ndjenjë,
ti zonjëza ime e heshtur!
Atje dikush na pret !