Saturday, 9 May 2009




Natën,
krejt pafajshem,
levrin nji siluet e hajthme
varun në akrepa te ores.

Rand hec me kohën,
e zvarr,
si pritja
në qetsin e nji minuti.

Asnji piptim shpirti.
Rrebesh tiktaku vec,
cukit heshtjen e natës,
pa ty.


Asnji pipetim  shpirti.
Vec nata levrin siluten padurueshem;
at hijen teme që harron me hec 
me kohen e varun n'akrepa të ores.

Nata, krejt pafajshëm 
e shtrin terrin mbi qytet, 
asnji piptim shpirti
vec nji siluet levrin rand
e varun n'akrepa te ores 
zvarr hec me kohën, zvarr
si pritja, në qetsin e nji minuti.

Natën, 
krejt pafajshem,
levrin nji siluet 
e varun në akrepa te ores,
rand hec me kohën, 
zvarr, 
si pritja
në qetsin e nji minuti.

Asnji piptim shpirti.
rrebesh tiktaku 
 cukit heshtjen e natës
si malli 
pa ty.

rrebesh malli 
cukit plagën  

 rand
varun






Pritja..
në qetsin e nji minuti,
numron rrebeshet e gjata te dhimbjes 
heshtje e vdekt kjo nate e gjat, 
pa ty.

Friday, 8 May 2009



Asht dasht moti...
moti qenka dasht
mi shfletu gazetat e moqme,
e krejt rastsisht met' njoft.

..prap (sikur sod),
s'kishe desht me t'lexu n'sy,
e me mallku verb'sin teme
që besoi f'minisht.





Jemi lodh;
ti me mu,
e unë me gurin e Sizifit.


Edhe vet,
sec herë e më pak po i du
deshtimet e mia.


Vec se unë,
s'kam ku me ik prej tyne,
vec n'më zafshin rrokullimat !

Thursday, 7 May 2009




Me nji gegnishte t'ambel
ti s'len pa ma l'kun dhimbën e vajit,
tue ma kujtu fatin e Artemides.

Më flet për Penelopen, e andej
grryen tunele të mshefta për amshimin.

Po m'shkund syve hi. I përbij fjalët idht,
dhe pa mujt me than atë që të dy e dim
mbeshtetem për fatin tem Artemide.