Friday, 3 July 2009













Ndryshe dua sot.
Dua, e du të derdh
nji rig malli
shtegut lug e bregë.

Ah, lermëni sot,
t'bahem armik i vehtes.
Le t'më falin miq't,
në jam e s'jam me ta.

Në degët e shelgut
rrëzë shatërvanit,
po fishken ditët e verës.
Dje ndryshe ishte këtej.

Vec rrëke fontane
dëshmon se qem të jetshëm,
aq ëndërrt ishte këtu.
-Ah, ëndërr mos mbeq!

Wednesday, 1 July 2009




















Ka dicka, që ma hesht poezin;
nji ndrydhje e leht,
një pik që ngec pas të parit varg.

Se në jetë,
gjithmon mbetet dicka
që tunet,si ujnat në gji të gurit.

Patjetër t'ket nji dhimbje t'pafajt,
t'pa zot, e t'pa fre,
që vec vala e kthjellt e men.

Nji gurgullim rrëkeje kroi,
që përhumbet diku larg
në zhaurima stuhie.

Por unë e di,
se nji ditë do të kthehesh
te rranja e burimit.

Fundja -
e ruajtur për shpirtin
që vet e rreshke në diell.

Friday, 26 June 2009




















Nata, kjo vrasëtare e pafajshme,
s'ma ka faj vetmin, e as pritjen
në kalendarin e zhubrosur.

Diku në të ngrysur lodhet dhimbja;
dielli, muget i përgjumur në syt' e mi,
dhe shkëlqezon shiovinën e së mbrëmshmes.

Momente t'lëna të heshtuna,
ringjallin ilustrime kujtimesh
të nji albumi të vjetër.

Ndëgjohet zhaurimë e ujvarës së bujshme;
shetitores përgjatë kalldrëmit të zbrazët,
megjithatë s'jam vetë.

Ka ditë, ditë që nuk sjellin asnji ndodhi,
por edhe fate ka të dhimbshme
që i pranojm të tilla siq jan të thëna.

Megjithatë, asgjë si kërkova k'saj nate,
dhe s'prita asgjë më shumë
vec mallkim zane të isha,

e ta flija tiktakun e kohës
derisa t'më zgjoi buza e rrezeagët.


Sunday, 21 June 2009

















T'harrum,
ngarendësish në parkun e blertë;
stol’i zbrazët nën hije të blirit
askujt s'ka me i ra në sy.

Të paktit do të din,
se poezia lind nga hiri
e kthehet në varg të prusht’
buzësh të përflakëta.

T’harrum,
do ti kujtohemi ndoj’i ditë,
të magjepsurve aromë bliri,
në stolin ku i perndiznim mbramjet .


Saturday, 20 June 2009
























Erdhe pranverë,
aromë mire
djerrinash,
shpërtheve bozhure.

Tani po largohesh
e s'më lën'
as të përkas
ikjen tënde,

por aromën e le pas,
bozhuret dhe verën.
Ngasherehem
k’tyne lëndinave.

Lulmallet e verës,
me vjeshtën
do të fishken, pastaj
dhe dimër i gjatë...

Ah dimri!
Pran’ oxhakut do t'më zë,
duke pritë at' puhi të ngrohte
që ka vec buza jote e pranvert.