Friday, 24 July 2009


















Përpëliten në heshtje,
t'vetmet andrra të gjelbërta.
Netëve të zgjume,
lulet e verës,
fishken pa nji pik shi;
pa e ditur,
kujt ia kan borxh,
lumnin.

Thyhen e heshtin,
edhe shpirtërat.

Ata që kurr nuk mblodhën
nektar nga dhimbjet dashurore,
paskan drejt të na gjygj'tojnë?
Kemi ngelur në mëshirë të kohësis,
mes të ngecurve,
e të hecurve:
-Të cmendurit e shekullit
do të quhemi!

Oo, ata kurr s'do ta kuptojn,
(e mbase po, nji ditë)!



Sunday, 19 July 2009

Shelgu pikëllues





















Tjerrë e shtjerr koha
shtrojën e vet të gjatë.
Shtegut te saj të ngusht,
po piqemi si dy humbës.

Jam lodhur?
-Ke të drejtë.
Por,shihë botën për rreth;
(krizat,
termetet,
vërshimet,
luftrat),
shih -shelgun pikëllues;
sa më të rënda degët,
aq më i qëndrueshëm.

Dhe krejt në fund
shih rrethë vehtes.
Për gjithë cka shembe
-fillimi im- qenka fundi yt.

Friday, 17 July 2009

























Jo,nuk janë njerzit,as jeta ,
jan fatet që lindin të kurdisuna qysh në embrion,
jan damarët që na lidhin nga brenda,
e s'na lëshojn. Kot rrehemi se jemi të lirë,
gjithmon ka disa dej që na tkurrin,
-ja, deri aty është kufiri-na e bëjn me dije.

As pylli më nuk është ai i njejti,
i jan dendur degët, është zymtë.
Drerët më nuk luajn nën dritën e hënës.
Mëngjeset të përgjumura prej vransive,
nata e gjatë ju paska lënë gjurmë nën qepalla.
Gjithcka është ndryshe, e edhe pylli...
Dikush si nëpër ëndërr thrriste këtej dikur:
-Zgjohu,drenushe, qenka qëndisur pylli me lule-mali !

Thursday, 16 July 2009






U shterrën klithjet,
klithjet mbi natën e shurdhër,
e ti nuk e di,
saherë rash thellësive,
dhe preka fundin e territ,
si nji rënje e plogësht shiu.
Ishte ajo dëshira e cmendur e vetvdekjes,
dhe ajo drita e castit të fundit,
që më hurp, tunelit verbues,
e më ringjallë herash të panumërta.
Ti nuk e njehë atë ndjenjë,dhe bën mirë,
se të fortit vdesin vec nji herë.
Vjen e ma shpalon mëngjesin.
Gjunjëzohem para diellit-rrëfehem,
dhe Zot m'ndihmo,
nuk mehen dhimbjet me vnerin e pelint;
përqafoj dritërimin e tij
dhe ia puthë të gjitha dhimbjet e ambla
rrezeduarve që më bekojn.

Tuesday, 14 July 2009

Oaza

























Buzëfresk.Më braktise.
Rreshkem në shtratin e detit të vdekurë
e dielli përcëllon, qysh se kur.
Qysh se ike,
oaza-shkretëtirë.
Valë nxehtësie rrin pezullë mbi ajër,
si liqe i vagëlluar.

Bregëvështrimit tim, mbete hije,
e se di më, në vjen a shkon.
E dehur nga vapa e verës,
më nuk e di në ishe vegim
a ëndërr, që do t'më vriste nji zgjimi.
Por, rëra që mbuloi këtej,
dëshmon se kishte nji detë,
dhe kto breg'za, horizontit,
valza t'mbetura pas nji stuhie...

Kush e valviti rërë-oazën ?
Këtej vallzonin engjujt dikur,
dhe i pahitinin krahët si pulëbardha.
Valët lazdruese,
lindnin poezi poetësh,
dhe ngjiteshin shkëmbinjëve,
vrapthi mbi lartësit e detit.
E ne, që i trazonim bashkë?
C'na katandisi kështu ?
Kush nga të gjithë ata,
që më s'paku pat' të drejtë...

O,thatësi e heshtur !
Tek kërcëllon,
pëlsasin rrudha të reja nëpër ty.
Erërat humbën udhën.
Bartën kopen e reve mbi dhena tjera.
Diku, mugëllojn lëndina të reja,
e dikush tjetër kullot nëpër to.