Saturday 21 February 2009



Dashuri,
u dashka magjia jote gjoksin t'ma hepoj
qe kraheve të tu grua te ndjehem.
Rilindur nga nje grusht hi,
poleni jot i purpurt t'më rinoj, në syt e tu.
Uff,sa me kish pas zym ky shekull
e kjo jete lodhur sa me kish,
pa ty.



Ehuu!
S'u dashka të jem e re
vec e till të ndjehem u dashka,
pishtarin ndezur ma mbaj
shkëlqim për syt e ndriqim për udhën tek ty;
o dritërimi i humnerave të shpirtit tim,
qe kurr më pare anekend s'u rash
te shoh praneveren si praneveron aty.




Nje mengjesi te mjegullt me nji re ne sy
do ti bie udhes qe perbirohet zemres se malit;
mbi dushkun e zverdhun do te shkel.
Me nje nishan tek shpirti do ti kerkoi streh endrrave
nen pikat e shiut mos të kalaveshen.


Do ti kerkoj dreret qe pahiri u gjetën ne lendin
e iken si te trembur nga vetja o njerzimi,
Dendesis’ se pyllit pa gjurm, si drenushe te vrapoj
e te mesoj,si iket nga vetvetja e nga vrrulli i ndjejave,si iket.





Curril ndjenjash

O perndesha ime,me zgjo!
Më zgjo e më zano me melodin e kroit të kulluar,
let' bëhem nji me valen
e rudines se pashkelun tej-pertej ti bie,
Vrullin mos ma ndal,deri te oaza jote e fsheht.
aty dua te shpërthej e ti ngris ndjenjes shatërvan.