Thursday 7 May 2009




Me nji gegnishte t'ambel
ti s'len pa ma l'kun dhimbën e vajit,
tue ma kujtu fatin e Artemides.

Më flet për Penelopen, e andej
grryen tunele të mshefta për amshimin.

Po m'shkund syve hi. I përbij fjalët idht,
dhe pa mujt me than atë që të dy e dim
mbeshtetem për fatin tem Artemide.