Bashk',
ngritnim k'shtjella t'andërrta,
e lindnim nëpër to,
ngisnim dahin e vakt t'pranveres
e pikturonim neper re;
buz't'qeshune e syt'shkrepun rrezatimesh.
..i lidhnim vargoj largsive, bashk'.
Venim rruza kohe nëpër to,
e shprushnim bagazh kujtimesh
t'moqme sa vet ne.
Tani,
ngadalt po rreshqasin
rruz'ujza trishtimi;
i l'moj nën gishtrinj',
dhe thinjat e pritjes
me nji shpres...