Wednesday 29 April 2009




Të cuditshme ëndrrat !
Vizione të shkurta, ku gjejn streh
të gjitha mrekullit e mëdha.


Agoni që ringjallen
nëpër shkëndija shprese
në bebzat e tua të mëngjesta.


Cuditshem dhe trendafilat e fishkur,
papritmas drejtojn gonxhet kah lindja;
ngjajshëm me buzqeshjen e befasishme në buzë.


Enigmatike
edhe kjo ndjenjë cmendurake !
Më ndjell përgjumjen
si foshnjën e embla ninull !

Tuesday 28 April 2009



Po shuhet nji yll nate.
Koha-kohës më i largët
e më i përqart, udhërrëfyesi im.

Dhe jo rrall
lidh' vargoj të këputur bisedash
të harrnoi edhe nji tregim t'leckosun;
nji si atë të djeshmin që më ngjan
në t'harrumin ag nën qerpik.

Shpesh e më shpesh
grindemi me hijen që s'më shqitet.
Edhe ajo po matet mem' përqesh.


Saturday 25 April 2009




I vdiq ora kohes,
sikur hapave qe ndiheshin te pragu
e rrapllimave që gëzueshëm shkundnin porten,
dikur.

..........................................................

..vështrohemi vështrimdehur
dhe shmangemi vetëtimshëm;
s'mishërohemi e as njihemi më.

Do ta theja grushta këtë pasqyr,
sikur ta dija se dot' spirroheshe
si pëlcitje xhamash.

Friday 24 April 2009

Wednesday 22 April 2009




***

Nën at' pirg ndjenjash,
flen nji nate e gjate skëterre,
e mbi te, një murriz damarve degëzon.

-Sa eger po gervishin gjembat!

Kujtimi, plagë e gjëmë,
dritheron freskun e muzgut nëpër trup,
kur nga honi shkulet fjala.

Thellë rrënjë leshue ka trishtimi !

U deshka kohë e udhe
të piqemi unë dhe harrimi.

Sunday 19 April 2009



Eja o ndjenje, ta shetisim vetmin
bukurive të egra mbi fiorde,
ta hecim bjeshkeve
që krenohen si piramida gjigante.

Tek këpus fije lule-egrash
gjishkëmbinjëve të thepisur, ti eja.
Eja, eja ta mbrrijm majkulmin e shpreses
atje ku i kemi ven themel
tempullit të ëndërrt, mbi nje re.

Ja, kaq egert dua!
Dhe po aq butësisht e ndjej
kengën e pulbardhave
që përkunden krahëhapur
paralel me diellin mbi det.

Nisu,
të të ndjek si Gërshetëza,
e detit vale mbi valë
stuhi dallgesh let' na bartin,
andej prej nga fryn juga e bardhe.

-Eja o ndjenjë,
ti zonjëza ime e heshtur!
Atje dikush na pret !

Friday 17 April 2009



Gjurme



Unë nuk mund ta zë hapin
derisa gjurmët e kohës po më ikun.
Akrepat terheqin njeri tjetrin nxitimthi
si njerzit që heshturazi
i tërheqin hijet pas veti.


Më s'ka rëndsi,
ishte apo është rastesi,
gjithcka ka arsye
madje edhe në jan të rreme.


Dhe a e dini ?
Kjo bote cmendurake tjeterson gjithcka,
dhe as nuk është cudi
nese shtegtaret gjithmon nuk mbesin !


Ikën të gjithe
e po tërhiqen edhe ata që mbeten.
-Ikni, në vrap pas kohës ikni,
arsyeve që po ju ngasin !

Wednesday 15 April 2009




Bëje Zot !



Në preher të natës kotem
tue perkund lumturin e fjetun,
e si një nëne e mire
i këndoi ninulla mbi djep
dhe nanuris nji plag të vjetër.


Diku buz agimit
kam me mejt dhimbjen,
pa lot kam me mejt.
Se trishtimi nuk eshte vajtim
veq nji gur i rand ështe,
i bartun prej shekullit t'kaluem.


Dhe nuk do ta quaj dobsi
nese një dite të ditëve t'mia,
nën nji rreze agimi
dot' shkëlqei nji lot i kthjellt.
Veq për gezimin du të qaj,
me lot gruaje.
-Bëje Zot !

Monday 13 April 2009



Pritje


Ditën pas të nesërmes
se prituri do të thinjen stinët,
si e sontmja që then' heshtjen me rrëke shiu,
ja kështu!


Po mos t'qe pritja që ta prisnim
s'di ku do e murgoja shpirtin më mire
se n'kët prizem, që zbërthen ngjyra ylberi,
mu këtu...!


Edhe ditën pas të nesërmes do të pres
nji këtu!
Sikur të sontmes, a do ti kthehesh?!

Sunday 12 April 2009




Heshtja që flet


Rrashten e fjalës po e ndrydhi
mos me ju ba vetullave tua hije.
-O dhimbje frekeputur
që po më tret mrizeve,
e më gllaberon si mjegulli e terrt',
sa embel po më vret !

Thursday 9 April 2009





Më et' kjo duhme deti
dhe vala e kalter që tund cepin e durimit
tek kerkoi gjurme t'më shpien te oaza jone.

..le të eshkem,
kisha aq nevoj për diell,
shperthejn deshirat si sythet
në qilimin e blert të stines...pres,

pres barken prej matan bregut
dhe oh, sikur të kishin ndjenjat vela...!
Dua të pi uje të kthjellt kroi bjeshke
nga pëllëmba jote.

Tuesday 7 April 2009



Perkujtim



Mos më pyet ku isha mbreme.
Stepave pa drite hene se di kah lodroi mendja e humbur.
Deri ne ag u grindem me naten shkemboreve të thepinjta,
për shpirtin që ma kthen në zog të zi vaji
e për shtigjet qe mi terron aq rënd cdo 7 prilli.
Tani e 6 vjet nuk gjej udhe ti baj drite vetmis tane,
vetem po i ndezi nga një qiri territ tim.


Ajo fjongo drite kur nuk prehet,
mbi kodrinen e that' rreze qytetit,
mos u ndje i lanun e i harrum,se
sikur të gjithe shtegtaret,
s'kam se si të mos kthej andej,
edhe une një dite !


Mos me pyet ku isha mbreme.
Stepave pa drite hene se di kah lodroi shpirti i humbur,
Deri ne ag u grindem me naten shkemboreve te thepinjta,
per shpirtin qe ma kthen ne zog te zi nate 
e per shtigjet qe mi terron aq rend cdo 7 prilli.
Tani e 6 vjet nuk gjej udhe ti baj drit vetmis tane,
vetem po i ndezi nga nje qiri territ tim.
Po ti, atje mbi at' kodrinen rreze qytetit 
tek pret,mos u ndje i lanun e i harrum,
se te gjithe shtegtaret kthehen ndonje dite.

Monday 6 April 2009




Kengen e njemendet,
a se lam te varur mbi stin,
pa ia prishur gjumin askujt?


Cdo mbremje flej mbi endrren e bukur
dhe i druaj zgjimit se mos ma thyejn vegimin,
e ma vrasin vrullin fluturimit.


Lermeni mengjeset le te lindin
duke i kenduar pranveres se pambrrire
se ajo si beri dem askujt.


Eh,sikur ta dinit, se me vije ndonjihere
te kelthas sa ti tundi edhe bjeshket;
zani i brendshem nuk vret kend veq shpirtit.



Disa nga ëndrrat ndodh te mbesin vetem endrra
dhe ne,po ata,te njetit mund të mbesim;
dy adoleshent ne labirinthe jete,
ne kerkim te nji bote te tret,
as enderr, as zhgenderr.



Brenda k'tij kopshti hyjnor si të vetmit endrrimtar,
edhe te paret a te fundit shtegetare ne mbetshim;
dhe ne qoft kështu e than',
mos na ler te vdesim deri ate dite.

Wednesday 1 April 2009






Driterim i mistershem ështe !
Më shpie dimensionesh te panjohura,
dhe mes kurreshtje-frikes
me ben ta ndjek,
e me nget deshiren
ta shoh, ta ndjej, ta prek.

E magjishmja dritherime
mbi fershferim gjethesh
si fllad hyjnie
lehtas bjen nga qielli
e perndizet veshtrimit,
si dielli i mbremjeve te veres
kur perflaket perendimit,
lirshem më ndjek e ndjek...