Sunday 19 April 2009



Eja o ndjenje, ta shetisim vetmin
bukurive të egra mbi fiorde,
ta hecim bjeshkeve
që krenohen si piramida gjigante.

Tek këpus fije lule-egrash
gjishkëmbinjëve të thepisur, ti eja.
Eja, eja ta mbrrijm majkulmin e shpreses
atje ku i kemi ven themel
tempullit të ëndërrt, mbi nje re.

Ja, kaq egert dua!
Dhe po aq butësisht e ndjej
kengën e pulbardhave
që përkunden krahëhapur
paralel me diellin mbi det.

Nisu,
të të ndjek si Gërshetëza,
e detit vale mbi valë
stuhi dallgesh let' na bartin,
andej prej nga fryn juga e bardhe.

-Eja o ndjenjë,
ti zonjëza ime e heshtur!
Atje dikush na pret !

2 comments:

  1. Tek këpus fije lule-egrash
    gjishkëmbinjëve të thepisur, ti eja.
    Eja, eja ta mbrrijm majkulmin e shpreses
    atje ku i kemi ven themel
    tempullit të ëndërrt, mbi nje re.

    Ti po mrekullon me vargun.Kisha kohe qe s'exoja poezi.Flm dhe sinqerisht urime!
    Unkle

    ReplyDelete
  2. Flm ty, që lexon dhe e pëlqen vargun tim !

    Paq ditë të mira, Uncle !

    ReplyDelete