Tuesday 14 July 2009

Oaza

























Buzëfresk.Më braktise.
Rreshkem në shtratin e detit të vdekurë
e dielli përcëllon, qysh se kur.
Qysh se ike,
oaza-shkretëtirë.
Valë nxehtësie rrin pezullë mbi ajër,
si liqe i vagëlluar.

Bregëvështrimit tim, mbete hije,
e se di më, në vjen a shkon.
E dehur nga vapa e verës,
më nuk e di në ishe vegim
a ëndërr, që do t'më vriste nji zgjimi.
Por, rëra që mbuloi këtej,
dëshmon se kishte nji detë,
dhe kto breg'za, horizontit,
valza t'mbetura pas nji stuhie...

Kush e valviti rërë-oazën ?
Këtej vallzonin engjujt dikur,
dhe i pahitinin krahët si pulëbardha.
Valët lazdruese,
lindnin poezi poetësh,
dhe ngjiteshin shkëmbinjëve,
vrapthi mbi lartësit e detit.
E ne, që i trazonim bashkë?
C'na katandisi kështu ?
Kush nga të gjithë ata,
që më s'paku pat' të drejtë...

O,thatësi e heshtur !
Tek kërcëllon,
pëlsasin rrudha të reja nëpër ty.
Erërat humbën udhën.
Bartën kopen e reve mbi dhena tjera.
Diku, mugëllojn lëndina të reja,
e dikush tjetër kullot nëpër to.