Friday 24 July 2009


















Përpëliten në heshtje,
t'vetmet andrra të gjelbërta.
Netëve të zgjume,
lulet e verës,
fishken pa nji pik shi;
pa e ditur,
kujt ia kan borxh,
lumnin.

Thyhen e heshtin,
edhe shpirtërat.

Ata që kurr nuk mblodhën
nektar nga dhimbjet dashurore,
paskan drejt të na gjygj'tojnë?
Kemi ngelur në mëshirë të kohësis,
mes të ngecurve,
e të hecurve:
-Të cmendurit e shekullit
do të quhemi!

Oo, ata kurr s'do ta kuptojn,
(e mbase po, nji ditë)!