Monday 11 May 2009



N'syt e tu, 
t'mit, t'humbun 
po i ndjeku 
lugjeve të veshtrimeve tua.





Heshtja që flet


Nën ikje resh,
mëngjese t'murrme
derdhen mbi ne.
Ndjej',
më l'shon drujshem,
si nji embrion veze
pëlhurmjegullt mbështjell.

Ashtu siq erdha
n'tkalum,
në curg t'burimit,
m'ep valzës
let...

Përhiret muzgu.
Aty ku s'fundi syri i qiellit
shkrepte nji buzqeshje,
dridhet buza n'mall.

Ta shoh ballin hijerand
se si vranet heshtja
e shpirtit t'pa gojë.

-E kot' fjala;
pikllimi, art n'vete !