Friday 26 June 2009




















Nata, kjo vrasëtare e pafajshme,
s'ma ka faj vetmin, e as pritjen
në kalendarin e zhubrosur.

Diku në të ngrysur lodhet dhimbja;
dielli, muget i përgjumur në syt' e mi,
dhe shkëlqezon shiovinën e së mbrëmshmes.

Momente t'lëna të heshtuna,
ringjallin ilustrime kujtimesh
të nji albumi të vjetër.

Ndëgjohet zhaurimë e ujvarës së bujshme;
shetitores përgjatë kalldrëmit të zbrazët,
megjithatë s'jam vetë.

Ka ditë, ditë që nuk sjellin asnji ndodhi,
por edhe fate ka të dhimbshme
që i pranojm të tilla siq jan të thëna.

Megjithatë, asgjë si kërkova k'saj nate,
dhe s'prita asgjë më shumë
vec mallkim zane të isha,

e ta flija tiktakun e kohës
derisa t'më zgjoi buza e rrezeagët.


Sunday 21 June 2009

















T'harrum,
ngarendësish në parkun e blertë;
stol’i zbrazët nën hije të blirit
askujt s'ka me i ra në sy.

Të paktit do të din,
se poezia lind nga hiri
e kthehet në varg të prusht’
buzësh të përflakëta.

T’harrum,
do ti kujtohemi ndoj’i ditë,
të magjepsurve aromë bliri,
në stolin ku i perndiznim mbramjet .


Saturday 20 June 2009
























Erdhe pranverë,
aromë mire
djerrinash,
shpërtheve bozhure.

Tani po largohesh
e s'më lën'
as të përkas
ikjen tënde,

por aromën e le pas,
bozhuret dhe verën.
Ngasherehem
k’tyne lëndinave.

Lulmallet e verës,
me vjeshtën
do të fishken, pastaj
dhe dimër i gjatë...

Ah dimri!
Pran’ oxhakut do t'më zë,
duke pritë at' puhi të ngrohte
që ka vec buza jote e pranvert.



Humbaudhëve të natës
ngarendin vec të pashpresët.

Unë kalëroi me erën përtej dhimbjes.
Prek dritgazin e afërt të agut

në syt e buzët plot vesë,
e freskun nën mornica.

Dhe ah!Dita e bardhë të vinte
ndryshe s’ka se si...

-Flatëro,
imja pulëbardhë,përtej natës,

e bjeri pritjes tej përtej.
Gjejë folen e dritës e në burimin e saj

shenjtëro te vojtunit.


Thursday 18 June 2009


Stinët n't'ikun,
lan nji shiovin të mugët.
Avytet re e vrugët si nëm e moqme,
pritet shtrëngat e gjatë.

Asht harru vera n'ftyra të pafajshme.
I kthehem qiellit...Zot!
Po mbahem me shtatë varrë!
Ku jan të ngujueme lumnit
e fëminive t'humbuna?

Tuesday 16 June 2009




Hapsirë atlantiku mes brigjesh,
si shtëllung e vrugët;
sado hollë tjerrë kohën tonë,
aq më fort kalit nji fill qëndrese.


Monday 15 June 2009




Psalmi ngashënjyes i një detari

'' Do ngas barkën mbi ujnat e dalldisuna.
Nëse diell-lindjen nuk e zë,
do ta zë ylberin, përtej perendimit '' !

Sunday 14 June 2009

Natë



Në nji natë si kjo, erëlehta
do t'fërfëlloi xhamit krahëhapur.
Do t'vij ashtu papritur, e dorelehtë
do t'shpupuris flokun e thinjur, pritjesh.
Retë, ah retë, më në fund
do ikun të dëshpruara,
si silueta kok'ulura,
pa lën më asnji lotë.
Nji natë si kjo
do të derdh shkelqim yjesh
në syt e vet të errët.

Saturday 13 June 2009



Kah po të shpien udhët ?



U heshtën fjalët;
më nuk flasim, dremis në melodin e nji kange
që i thot të gjitha.

Flatroj në krihët e saj te enderr’t
gjithandej kah do të doje të isha.
E po të ndjek,

do e kudo që me shpien flatrimet,
kah unë po thurr nji anderr meridiane .
Por sërish e sërish,
po më k'puten fije t'mëndafshta,
e po më shthuren
para vështrimit tënd të perhumbun.

- Kah po të shpien udhët ?
- I dashur im, kah po të bien petale shprese?

O i vojtuni im !

Nga veriu në jugë, rrahi udhet pa mua,
dete e bjeshkë shpupuris,
dhe gjej gjurmët e njoma te ditve të blerta.

Nuk asht hovi, jo .
Asht vrulli ai që i shemb të gjitha muret;
beso,lutu e beso,se mu aty lind mrekullia.

…Je lodhur.
Je lodhur për vehte, por tani vazhdo për mua,
jam fundi i labirinthit tënd,
ne fund te territ.jam drita
dhe aty,oh aty të piqemi dua!

Aty si praneveren po te pres.