Thursday 9 July 2009

Nën thundrat e nji nate



















U hap burgë i errët.
E sontmja, i liroi kuajt e bardhë.
T'prangosurit e qelis korbe
u shkapërderdhën rudinës.

Unë nuk bëzaj.
Kërkoi nji shkëndij
nji të vetme
të ndrit mbi terrin,
e qielli pafajshëm vetëtin.
Ndriqim mbi natë;
sy në sy shpalohen,
e buzë mbi buzë.

Trupa që bien mbi një re-hije.
Mbyllë syt me duarë - shoh.
Mbaj veshët,
po mali s'qenka i shurdhër
e as fusha e verbër.

Vec nata e thatë
pa nji pik shi,
shkrumbon mbi buzë,
e ti nuk më sheh.
Eshtë mesnatë,
harrohem ngadalt në dihamen tënde,
zanohesh në nji shkëndij të gjallë.

Unë fantazmë që lodroi territ
përtej dritës, e vdekur.

Murmurimë !
Harbohen kuajt e bardhë
lëvrojn dheun me patkonjë.
Ka lule që u thyen padashje
-dhëmbin kërcejt.

Nënsqetulla degësh t'cara;
këputen degëza të brishta
dhe bien
si klithje të ftohta.

Hingëllima kuajsh të bardhë,
trandën qiellin.
Se deshtën dhimbjen,
dritën deshtën,
shiun
mbi shkrumbin lëkurhollë
buzësh...

Por nata, prap s'ka faj,
as fajtor s'ka,
mëngjesi po fle i lodhur,
në shtratin e butë
mshefun prapa globit.

Endërron?

S'do të piqemi në ag,
jo sot,
tani kuajt e bardhë
qenkan të lodhur.