Tuesday 17 March 2009


Endërra mashtruese e nji nate



Pashë se si vetëtima vret kthjelltësin
e heshtjen si dridhet nëpër trup e ndjeva,
vrulli që plasi si llav e fjetur,
shqeu si djall i zi nga damaret;
dridhje degësh jorgovani
shkunden beharin nëpër dhe;


djallosa gjithcka,
edhe mbi blerimin e rrezuem shkela,
ndjeva se si ikën zhgënjimet buzevarur,
dhe hapsirën që zgjerohej mes tyre).


Pashe se si qaheshin plasarinat
horizontit mbi dheun e etur,
e më dhembi gjithcka;
dhe naten si binte pertueshem
(e pashë), si nje gjume i rand buz' agut...


..agimi erdh si Apoloni, me qypin plot
derdhi nje rig fresku,
tej e tej bjeshkëve i hapi rrug veshtrimit.
E shtrir si Dhevështruesi, ndjeva hapat e leht',
feshferimen e beharit nëpër gishtrinjët e tu
dhe aromen e jorgovanit mes nesh.