Saturday 28 February 2009

Sonte eja...eja ti mbrrijm ëndrrat 
në cepin e henes së re
e ti lozim duart nëpër rreze, 
derisa shpirtërohen
e arta me të purpurtën,
se kurr me e ndritshme nuk qe hana
as marsi më i afërt kurre nuk ndje.

Eja të arrijm shpresën 
në lartësit e pamundsis,
se sonte, 
nën ndikimin e marsit
gjithcka është e mundur,
qenkan zgju edhe perendit
e po gjuhen me shkëndija yjesh
eja edhe ne te lozim 
lojën e dashuris.