Sunday 22 February 2009




Shtegtim


Je mengjesi im,
rrezja e pare qe kerkoi me syt e përgjumur
kur te reshurat e dimrit i rëndojn edhe degët e ahut hije rënde,
e me hedh hijen nën qepalla.


E ti, gjithmon atje në breg,
ti...i vetmi orientim shtegut
ndermjet pishave kur ngjitem bjeshkes.


Sa më pëlqen të mashtroj shpirtin se dot' mbrrihemi
e gazin që po e ruaj për të fundmen shpres
ta var atje buzeve të tua që më thrrasin.


Do të takohemi diku,
dhe në qoft i fundit a i pari driterim për shpirtin,
te ti shtegu im le të mbaroj, në krahët e tu.


Oh, krahëve të tu e dermuar të plandosem
sa ta ndjej frymarrjen tende si frymon ne gjoksin tim,
e dritherimen e zemrës së drojtur në përqafimin tënd, sa ta ndjeje.