Saturday 9 May 2009




Natën,
krejt pafajshem,
levrin nji siluet e hajthme
varun në akrepa te ores.

Rand hec me kohën,
e zvarr,
si pritja
në qetsin e nji minuti.

Asnji piptim shpirti.
Rrebesh tiktaku vec,
cukit heshtjen e natës,
pa ty.


Asnji pipetim  shpirti.
Vec nata levrin siluten padurueshem;
at hijen teme që harron me hec 
me kohen e varun n'akrepa të ores.

Nata, krejt pafajshëm 
e shtrin terrin mbi qytet, 
asnji piptim shpirti
vec nji siluet levrin rand
e varun n'akrepa te ores 
zvarr hec me kohën, zvarr
si pritja, në qetsin e nji minuti.

Natën, 
krejt pafajshem,
levrin nji siluet 
e varun në akrepa te ores,
rand hec me kohën, 
zvarr, 
si pritja
në qetsin e nji minuti.

Asnji piptim shpirti.
rrebesh tiktaku 
 cukit heshtjen e natës
si malli 
pa ty.

rrebesh malli 
cukit plagën  

 rand
varun






Pritja..
në qetsin e nji minuti,
numron rrebeshet e gjata te dhimbjes 
heshtje e vdekt kjo nate e gjat, 
pa ty.