Thursday 11 September 2008



Kah mbijn dashurit?
.
.
Do ti kërkoj burimet
që mbijn nga zemra e dheut,
veq sa të zbuloj enigmën;
si burojn dashurit
Eja
.
.
Me ves trëndafilash
do ti vesoj buzët
që mos të eten
së peshpërituri emrin tënd
.
Pastaj do të lahem në rreze dielli
e të rrezoj mbi rrugën tënde.
.
Ti eja....hec pas dritës
dhe mi hiq drithërimat
që më ndalin vrapin
tek shpejtoj kah ti.
IKJET
.
.
Endrra ime
e varur në kep të shpresës,
po të mos egzistoje,
cfarë do ëndrroja pastaj
..zhgëndrrën ?
.
-Mos o Zot !
Unë dhe Hëna
.
.
Hëna në bebëzat e mia
pasqyrohet e kuqrremtë
kur mbaj faqet në pëllëmbe.
.
Mendimet përvidhen të mugëta;
brenda meje lodrojn hije,të zbehta,pa forme
përgjumja mbytet në tiktaket e kohës.
.
Cepallat përcjellin rënjen e hënës
mbi horizont...vdesim përnjiherësh.

Cak-cuket e shpirtit
.
.
Dëshira cukit pamëshirshëm
shpirtin(shpirti parzmore s'ka),
ëndrrave mu jep flatra...
.
Fluturojë,
deri te ai kufiri që më përkujton,
se nuk jam pulëbardhë.
.
Po qielli?
Qielli nuk është vetëm i yni;
e kur ta sjell ndër mend...cuklohen flatrat
përplasen së prapthi
e më,as të notoj nuk di.
Unë dhe Ti
.
.
Unë balada e ti muza.
Në tel gitare ka me të dridhë
prekje e butë e gishtrinjëve të mi
....................................dhembshëm.
__________________


Unë nuk jam poete
.
.
Poem i pafund ndjenjash...
Ky curril shkronjash që gulfon pa mbarim,
më vjen nga ty.
.
Unë jam vetëm penda,
..poeti je ti!
Baladë për rudinën e përcëlluar
.
.
Rudinës së vobekët,përsëri
fërshëllon këngë e vjetër
(vjedhur buzëve tona).
.
E kur e vona hap portat e ndryshkura
me kërcëllitje të vajtueshme,
ma shprush dhimbën e zjarrtë,
pashit sa herë me lot shpirti.
.
E njëjta dhembë njejtë,
mjalt e pelin përzier.
Sa mallë!
Locka locken vret
.
Lockë,ti i mungon shpirtit trisht.
Avitem deri te gurgullimat e gjoksit tënd,
të brishtën se marr dot
..drithërohem
do e lëndoja , hir e pahir!
.
Lockë,të mungoj trisht.
Më fton qiejve të mugët
pa ditur ku më shpie.
.
(A nuk e sheh?
Locka-lockën vret,
hir e pa hirë)!

Loti që vretë
.
Fortun e fundit luante me degëzat e qershisë,
fole e trazuar përplasur nën hijen e trungut krahëvrarë
...thërmohet,
.
nji trumcak drithërohet për rreze dielli;
rënë në pëllëmbet e mia,ngrohtësi i dhashë
.
..i dhashë edhe lotin që vecse i shtoi etin.
Vonë ishte, ishin përpëlitjet e fundit.
.
Më vdiqë në duar...vdiqë.
-Vdis zogthi im, të vrau i imi lot!

_______Loti që vret






Furtun e fundit luante me degëzat e qershisë,


fole e trazuar përplasur nën hijen e trungut krahëvrarë


...thërmohet,


.


nji trumcak drithërohet për rreze dielli;


rënë në pëllëmbet e mia,ngrohtësi i dhashë


.


..i dhashë edhe lotin që vecse i shtoi etin.


Vonë ishte, ishin përplitjet e fundit.


.


Më vdiq në duar...vdiq.


-Vdis zogthi im, të vrau i imi lot!
Udhëkryq
.
.
Zani i mekun peshpërit:-Te dua!
Piskam’e egër brenda qirret:-Nuk duhet!
Shikimi rënë për dhe thot :-E di!
.
Thërmohem në tri dhimbje,
cila ther më shum nuk di;
më than:
-''po dhimbja dhimbje është'',mike!
__________________
Pasqyr e thyer
.
.
Qapitem udhëve të kohës
me një dhimbje në krah mbërthyer.
Mbi pasqyrën e thyer,
caj rrugëtimin që më përthure.
.
Largimi yt zgjat hijen
në muret e mendjes time;
ende fantazma jote lodron
dhe përmbys kornizat e mbetura varur.
.
Aman,
plagën do të mbaj,
po hakun borxh s'ta kam.
Kudo...vec jo këtu
.
.
Dua...
Dua të shpërthejë lëkurësh,
të braktis vehtën ikjesh;
dikah...
kudo të jet, vec jo këtu
..këtu po dhemb,
tmerrësisht.
.
Por ku...
kah ikun
shpirtvetëmuarit?
__________________
Jeta vazhdon
.
.
Qiejt e murrmë kërcëlluan dhëmbët,
vetëtimat grisën pelerinën me shkrepëtima,
përplasen kulmit të kullës së shenjët
...e shenjëta digjej në përcëllim.
.
Tmerr për dy silueta që bien mbi rrënoja
mes pluhurit që përtueshëm bie mbi dhe.
.
Cdo fund është nji vdekje e vogël;
'(po nuk u shemb e vjetra,
ku ti bëhej vendi të res)?!
***
Pranvera bulëzoi në degët e mollës së vjetër,
nën copëza rrënojash paska mugulluar bari.
Shpirti psherëtin lirshëm si një bebe.

Mall' mergese
.
.
Atje pranëvera bulëzonte ndryshe;
kur hapja dritaret e parmakëve te vjetër druri,
mbushej kthina arom blerimi e cicërrima bylbylash.
.
Vjeshta tashmë ka shkundur kopështin përrallor,
era do të luaj valle fëmijërore me gjethet e venitura,
e trumcakët do të kërkojn thërmija buke
në degët aty këtu këputur
nga peshë e mollëve te kalbura.
.
Do të presin gjat trumcakët,
do ti zë uria
pastaj do të ikun gjurmëve tona.
.
Eshtë ky një mall që rëndon supeve të përtesës
kur trazohen cepallat e përgjumura
nga gumëzhitje e makinave të mërzitshme.
.
Askush më nuk i këndoi aq bukur,
ëndrrave të ikura vajzërore.
Kujtimeve të vjetra i këndon cd e vjetër
që ngacmon mallin e mergosur.
__________________
Mue dhimbja më pin
.
.
Ti e ke më lehtë.
Ti e pin mallin tënd në gotë
..pashit dhimbjet hidhur
në njërën nga kafenet e qytetit
ku takoheshim dikur;
i tretur kujtimesh.
.
Mue dhimbja esëll më vret.
Sa kisha pas dëshir të dehë mallin
pa frik se mbrëmja që vjen
dot' më gjejë në krahë skifteri
tek fluturoj tek ty.
Të vras a të vetvrahem?
.
.
Shumëherash humba udhën mugëtirës
tu kërku emër për nji zgjedhje.
Grryer shpirtin kam, po s'gjeta gjë
përveq nji ''ohhi'' deri në dhimbje.
.
Cilën dhimbje të vras e cilën të lë varë
për tan kët' jetë të gjatë?
Urojë...
.
.
Në qirinjët e ndezur dogja shpirtin
të gjejë një dhurat për ty.
Vec dritën e zemrës ta fala.
Oaza
.
.

Me thonjë ngulitem lopatave
të lunroj barkën stinëve,
grryej stuhit drejt perendimit
oazën time të gjejë.