Thursday 11 September 2008


Mall' mergese
.
.
Atje pranëvera bulëzonte ndryshe;
kur hapja dritaret e parmakëve te vjetër druri,
mbushej kthina arom blerimi e cicërrima bylbylash.
.
Vjeshta tashmë ka shkundur kopështin përrallor,
era do të luaj valle fëmijërore me gjethet e venitura,
e trumcakët do të kërkojn thërmija buke
në degët aty këtu këputur
nga peshë e mollëve te kalbura.
.
Do të presin gjat trumcakët,
do ti zë uria
pastaj do të ikun gjurmëve tona.
.
Eshtë ky një mall që rëndon supeve të përtesës
kur trazohen cepallat e përgjumura
nga gumëzhitje e makinave të mërzitshme.
.
Askush më nuk i këndoi aq bukur,
ëndrrave të ikura vajzërore.
Kujtimeve të vjetra i këndon cd e vjetër
që ngacmon mallin e mergosur.
__________________

No comments:

Post a Comment