Friday 20 March 2009



Loti i sorkadhes



Ajo nuk e di kah e qojn kembet e dites se lodht'
as peshën e dimrit qe rendon dege-pishave me boren e mplakur,
se di si do ta mbaj fill vet në zemrën a malit te zymt.

Thundrat marrin ne thua neper rrenjet e pishave
qe degzohen shtegut te saj, i dermohet rrëzimeve
e ringritet nga zemra qe shtyhet nga flladi;


dhimbje e dridhje gjunjësh terrmeken
te arrij atje ku e ze mbremja ne gji te pishes se varun,
me perqafimin e ajrit te ngrohet te mbeshtjellet si ne duar dashurie,
e lotin e idht' sorkadheje avulli i frymes t'ia thaj.


Mbeshtet veshtrimin e pergjumur ne endrren e saj te pranvert'
e i mbyll syt ne gjoksin e blert të mesnatës
dhe ven buzën ne gaz që prap e mashtroi deshperimin.


Prap belbëzoi te panumerten lutje të natës:
-''edhe pak ka mbetur nga dimri që po ik
e pranvera eshte ne prag,
edhe pak, edhe pak...!