Friday 6 March 2009


Nje meso burr ne stacion

me mallin e ngjeshur fort

ne valigjezen e stërmbushur

perthekon aktin e pare

te nji drame të pa emer.


Askush nuk do te dij

c'fshehin syt blu ne qiellin e tyre,

kur syt e saj do te kerkojn vehten e vet

ne thellsin e tyre, a do te gjejn hapsir!.


Nje meso burr do te shtrengoj valigjen fort,

po shiqimin ku do fsheh,

mbas ciles pasqyr!




..e sërish,sërishe e sërish dot' vij marsi
e do i bie murit që na ndan tek vrapoj kah ty,
sa e sa te tilla mengjese dot' na zgjojn me kokedhembje
kur ti vejm gishtin ne koke pendimit mendueshem.


Agut të ftohet kur t'na mungoj ngrohtsia
kujt nga të gjithë faj do ti vem
kur të ngjeshurës ndjenjë do ti këndojm në heshtje.


Hapu qiell e më mëso,
si te ndaj mishin nga thonjët
e palci i shpirtit mos të dhemb.




-O engjull!

Ku ishin hyjnit,

kur te thyen ende pa marr krah?


Kur thermoheshe grima,grima

ku ishin dhe gjithë të tjerët!


Kush nga te gjithe

nuk u ndje kurr fajtor

per pronen qe ish e tija.


-Suvenir në dore të vrazhdet,

ngjallu të ikesh qiellit

o engjull i kristalt.

***

-Ja,ja drita po driteron prapa bjeshke,

magjishem po te hurp mbi galaksi!

..flatro,flatro se mrekullia

qenka e fshehur ne misteriet e tij.




Edhe nën fluskat e bores

do te vazhdojn të shkrihen fjollat buzeve te vala,

e faqesh rrëket kur perzihen me lotin;

gazi i te sotmes le ti mbuloj.

Se neser, kush e di ku do jemi

as pranveren s'do ta ndiejm se ka ardhe.


Sot ti pranvere me ofron edhe kur ferfellaza ferfellon,


Neper rreke akujsh katrrithemi nen streh

qe kujt udhe mos ti zeme.

E kur te nxen dielli i pare

shpresat e akullta le te shkrihen

let' piklojn strehet vetem faqeve tona.