Thursday 19 March 2009




EKLIPS

U lodhe jetësh t'rreme e mashtrimesh te pluhurta,
udheve ne kerkim të vehtes,
humbe gjurmët ikjesh.


Me rrapllimen e portës që e mbylle
na e perplase heshtjen n'vend te fjales.
Na denove xhan, që ta kuptojme sa të shurdhër ishim
që s'ta ndjem te fundmën thirrje.


Andej ku tretej veshtrimi yt i shtanguar ne eklips, ti
haproje horizontit pertej perendimit,
askush nuk të pa ne cilen kthes shmangove drejt udhës së verber.
Oh, sikur ta dija...,
si fener endacakesh kurr s'do të shkeputesha nga dora jote!

Mesnat'...
Buz greminës ku i rrokullisje
perlat e fundit nga pekputuri,
vec klithmen e fundit na e le peng
mbi kandila !