Tuesday 24 March 2009




Vershim


-S'paska faj natyra!
-Po ne,
a patëm faj ?

O, si ta bëj shpirtin streh
nën rrebeshin e shiut qe po te shemb;
perpihemi në heshtje si dy cunga.

Bartemi në vorbull stuhish,
e unë druaj ti ende nuk e di
në cilin stom do të mbahesh.

Të shohe, të qaj,
e veq të permbytem
bashk me ty mundem.

Po të leshoi i dashur.
Ne cepet e ketij trekëndshi
dikush duhet te vrahet.

Ti gjeje udhe për shpirtin,
caj rrebeshin gjoksit
e versho si ujvara;

rrembyeshem leshohu liqenit
e pusho ne shtratin tend hyjnor.
Po qesh une udha jote,
eja...!


No comments:

Post a Comment