Sunday 8 March 2009




Ani, nisu e kembezbathur
shkel mbi guacat bregut,
derisa edhe pjalmi në gji tu shtrydhet,
veq gjurmet e tua mbi reren e lagsht le të mbesin.


Shko dhe me vete merr gjithcka
se po nuk morre, nuk deshte mjaftueshëm.
Lerme të mbes këtu, streh për valet kur të rreken
gjurmet e ikjes ti mbroj nga rrebe-vala;
se gjithcka e jotja po dhemb kur po humbet
edhe imazhi jot, si njolle e zez' ne largsi kur të tretet,
unë do gdhij e errem këtu mbi kujtimet.


Ik, veq me sy te mjegullt mos më shih,
jam veq nji nga mjellmat e radhës qe mbetën bregut
shtegut tënd të pakthim.

No comments:

Post a Comment