Monday 9 March 2009

Loti i humbur


Dua të qaj,
per jetën gur mbi gur
e për fatin përtej murit
..murit të gjalle që po ngreh shtat.


Për aromën e pranveres në ty
qe po ma merr flladi,
dhe për vesën e buzëve tua
mbetur nishan në gotën e saj.


Për te gjitha imtësirat
që aq shume kan vlere,
e për flokun kur ia lëmoj sime bije
do të qaja, për të gjitha nga pak.


E sikur te dinte loti të rrjedh
larg perqafimit tend,
burimi s'do të shterronte si syt
..si syt e verbër ne balle.


No comments:

Post a Comment