Monday 9 March 2009



***


Endrrën e nenes sime plake
që e thurte në gershetin tim,
ma morr fortuna,
e gershetin e keputur
dhe timen lotdhimbje të saj,
ende ne arken e vjetër e mban mbyll.


E pajetuemja enderr, e pajetueme mbet
e une ty po ta fali; ty,
gjysma e shkeputur e shpirtit tim,
po ta bej drite shtegut tënd të pashkelun.
E në mos qesh grua e lumtur
nene e lumtur let' jem
se tani, ti je ëndrra ime.

No comments:

Post a Comment