Monday 9 March 2009



Engjujt lidhen shtrigen në pranga,
me nuk i druhem magjizezes,
as hijeve te ankthit
qe kapertheheshin kthinave të kujteses.

Veq ty te ndjej e shoh
dhe veshtrimin tend qe me ndjell.
Une po vej drejt drites
..ti ne dalje te territ me prit,
e nëse terrina më hurp,
mos më lësho...më mbaj.


***


Tani fill vet lemoj shpirtin
me nji ndjenjë tënde të mjegullt,
a me nji fjale që më ngrohte dikur.
Te shoh tek zhdukesh shtegut
e i belbëzoj fundshpirtit;
-''për të gjallët gjithmon ka udhe''!

No comments:

Post a Comment