Zani i zemres
Para meje po shemben brigjet,
detit rrokopuje: - Po shembem edhe une;
veshtrimit përkdhelës i epem e tëra.
Tani para qiejve të tij gjunjezohem
e shpirtit mekatoj duke dashur.
O perendi,si u ligeshtova keshtu..i harrova udhet e tua;
E tash kujt ti lutem, mekatit? Mekati s'paska zot.
As gjarperin e padukeshem lidhur rreth qafe
s'kam me cka ta këpus kur zagushia me kaplon,
vetem unë me ndjenjen rropatemi, zanin e zemrës ndjekim,
pa cak , pa shteg jane udhet e mia.
...Dhe zani i zemres sate shume shume larg degjohet...
ReplyDeleteTe pergzoj per talentin Tend Mergesa,shume te bukra poezit!
Çaushi,me respekt!